Njihuni me dietën ylber që forcon sistemin tuaj imunitar!
Sistemi imunitar ka nevojë për të gjitha lëndët ushqyese që të funksionojë normalisht.
Ja cilat janë disa nga ushqimet e shumëngjyrëshme që forcojnë sistemin tuaj imunitar:
Ushqimet në ngjyrë të kuqe, portokalli dhe të verdhë janë të pasura kryesisht me vitaminë C Disa nga ushqimet më të pasura në vitaminë C janë: qitrot (portokalli, mandarina, grejpfruti), karota, luleshtrydhet, kivi, specat e kuq gogozhare, domatet, lulelakra etj. E mira e këtyre ushqimeve është se zakonisht konsumohen ashtu siç janë, pa pasur nevojë që të zihen apo skuqen, duke mos humbur kështu vlerat ushqyese.
Jeshillëqet përmbajnë shumë lëndë ushqyese Çdo ushqim që është i pasur në vitaminë D, si jeshillëqet për shembull, ndihmojnë me forcimin e sistemit imunitar. Kini parasysh këtu brokolin, kalen, lakrën, lakrën e Brukselit etj.
Ushqimet në ngjyrë blu dhe vjollcë duhet të jenë patjetër pjesë e dietës Edhe pse me një madhësi shumë të vogël, ushqimet si kumbullat, fiqtë, hurmat arabe, janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese. Si të freskëta ashtu edhe të thata këto fruta kanë në përmbajtje të lartë lëndë ushqyese, fibra, antioksidues dhe folate.
Këto ushqime ju mund mund t’i konsumoni në forma të ndryshme duke filluar nga smoothie-t, sallatat, supat, gjellërat tradicionale, picat atj.
Marrja më e lartë e energjisë dhe ngarkesa e glicemisë në mëngjesin e vonë shoqërohen me një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2 tek të rriturit, sipas një studimi të ri të botuar së fundmi në...
Secili ftrut i thatë ka përfitimet e veta shëndetësore—por disa janë në krye kur bëhet fjalë për këtë lëndë ushqyese të ngopshme. Ka shumë gjëra të mrekullueshme për ta—përfshirë faktin që janë një paketë e vogël e mbushur me...
Dieta më e mirë për jetëgjatësi është ajo që përfshin shumë fruta, arra dhe bishtajore, perime dhe drithëra të plota. Ushqimet që duhet të kufizohen ose të shmangen për jetëgjatësi përfshijnë ato të pasura me sheqer të shtuar, yndyrë...
Lini një koment