Ç’të bëjmë me vezët e ziera të Pashkëve? Kemi disa ide
Sapo kanë kaluar Pashkët dhe një nga traditat e kësaj feste është shkëmbimi i vezëve të lyera. Nëse në shtëpi u është mbledhur një shportë me vezë të ziera, nuk ka pse t’i hidhni dhe as t’i lini në një cep të rafteve të kuzhinës kur me to mund të eksperimentohen receta të shijshme. Një prej tyre janë vezët monachina:
Përbërësit:
6 vezë
Për beshamelin
250 gr qumësht në temperaturën e ambientit
50 gr miell 00
50 gr parmixhano i grirë
45 gr gjalpë
1 lugë kafeje kripë e imët
1 lugë kafeje piper i zi
Për mbështjelljen:
100 gr bukë e thekur e grirë
50 gr miell 00
2 vezë
Vaj për skuqje
Përgatitja:
Përgatisni beshamelin. Shkrini gjalpin në zjarr të ulët në një tigan, më pas shtoni miellin dhe përziejini me një rrahëse vezësh për të mos formuar kokrriza. Kur mielli të ketë arritur një ngjyrë të artë, shtoni qumështin dhe vazhdoni ta përzieni derisa të krijoni një përbërje të trashë.
Sapo të jetë gati, hiqeni nga zjarri dhe jepini shije beshamelit me kripë, piper e parmixhan, duke përzier gjithçka.
Qëroni vezët e ziera, ndajini përgjysmë, hiquni të verdhat dhe shtypini këto të fundit me një spatul. Më pas tek të verdhat e vezëve të shtypura shtoni beshamelin, përziejini mirë në mënyrë që të përftoni një përbërje homogjene.
Më pas, mbushini vezët me përbërjen e krijuar dhe mbyllini përsëri në formën e vezëve normale duke formuar përsëri 6 vezë të plota.
Kalojini vezët e mbushura në miell, më pas në vezën e rrahur dhe në fund tek buka e thekur e grirë. Nxehni vajin në temperaturë 160 gradë dhe skuqini vezët për gati 1 minutë derisa të marrin ngjyrë të artë, më pas transferojini në një letër kuzhine për t’u thithur vajin e tepërt. Vezët tuaja monachina janë gati për t’u shërbyer.
Çfarë tjetër mund të bëni me vezët e ziera të Pashkëve?
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment