Sugjerojmë:

Çfarë këshillohet të hani sipas grupit tuaj të gjakut

Është shumë e rëndësishme të dini grupin e gjakut tuaj, pasi aty mund të gjeni zgjidhjen për shumë probleme të ndryshme.

Këtu në Neps.al do të ndalemi sot tek ushqimi dhe do ju tregojmë në mënyrë të përmbledhur se çfarë ushqimesh duhet të konsumoni më shumë bazuar në grupin e gjakut. Kjo pasi grupi i gjakut është i lidhur ngushtë me aftësinë e trupit tonë për të tretur ushqimet. Çdo grup gjaku përcakton një dietë specifike që çdo person duhet të ndjekë për një jetë më të mirë e të shëndetshme.

Ndajeni informacionin me familjarët apo miqtë tuaj!

Grupi A

Për njerëzit me gjak të grupit A, sugjerohet një dietë vegjetariane. Njerëzit me këtë grup të gjakut kanë nivele të ulëta të acidit në stomak dhe nuk mund të tresin shumë mirë proteinat shtazore apo yndyrnat. Kjo është arsyeja pse sugjerohet që ata të hanë shumë fruta, perime dhe drithëra. Është e rëndësishme që këto ushqime të jenë të freskëta, organike dhe pa ndonjë përbërës të shtuar.

Grupi B

Njerëzit me këtë grup gjaku konsiderohen si të përkëdhelur, kështu që ata mund të hanë një shumëllojshmëri ushqimesh. Megjithatë, ushqimet si misri, gruri, domatja dhe kikirikët mund të shkaktojnë shtim në peshë, lodhje dhe hipoglicemi. Një ushqim tjetër që njerëzit me këtë grup gjaku duhet të shmangin është pula. Kjo pasi mund të shkaktojë goditje dhe çrregullime imune tek njerëzit me grupin e gjakut B. Është më mirë ta zëvendësosh pulën me mish qengji, dhie ose lepuri.

Grupi 0

Njerëzit me këtë grup gjaku me sa duket kanë acid të lartë në stomak dhe kanë një aftësi mjaft të zhvilluar për të tretur si proteinat shtazore ashtu edhe yndyrnat. Kjo është arsyeja pse një dietë e lartë me proteina, me shumë mish të një cilësie të mirë, peshk, perime dhe fruta funksionon më mirë për ta. Karbohidratet si drithërat, fasulet dhe bishtajore mund të depozitohen lehtësisht si yndyrna në sistemin e tyre. Pra, nëse e keni grupin e gjakut 0, është më mirë t’i shmangni ato./neps.al 

Lini një koment