Byrek me dy peta i mbushur me perime

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 50 min

Ingredientët

  • 300 gr miell
  • Pak ujë
  • Kripë
  • Vaj ulliri
  • Për mbushjen:
  • Perime sipas dëshirës; mund të zgjidhni kunguj, speca të kuq, patëllxhan…
  • 1 qepë të kuqe
  • Erëza
  • Hudhra

Udhëzimet

1

Përgatisim së pari brumin duke përzier e punuar mirë të gjithë përbërësit e tij.

2

Kur të kemi arritur një masë të ngjeshur por jo shumë të fortë, e lyejmë brumin me pak vaj ulliri dhe e lëmë mënjanë të pushojë, të paktën për një orë.

3

Ndërkaq përgatizim mbushjen.

4

Pastrojmë dhe presim perimet.

5

I hedhim në një tigan të madh ku kemi hedhur vaj ulliri me pak hudhër.

6

Shtojmë erëzat që na pëlqejnë pa qenë nevojë që perimet të zbuten shumë sepse do të kalojnë edhe në pjekie.

7

Hapim gjysmën e brumit si petë të poshtme, shtrojmë mbushjen dhe sipër vendosim petën tjetër.

8

Nëse doni mund të vini edhe djathë në brendësi!

9

Piqeni për rreth 30-40 minuta në 200 gradë.

Lini një koment