1.Lajini domatet dhe pritini në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme.
2.Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për të humbur ujin.
3.Hapeni brumin në një tavë furre të mbuluar me letër zjarrduruese.
4.Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendosini në frigorifer për 30 minuta.
5.Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë prej 1,5cm.
6.Transferojeni në furrë të nxehur më parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm për 10 minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur.
7.Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit.
8.Mbuloni sipërfaqen me fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni.
Historia e Bleri Dervishit është një nga ato rrëfime që lidhin emigracionin, suksesin dhe rikthimin në atdhe. I larguar nga Shqipëria në moshën katër vjeçare me familjen e tij drejt Italisë, ai ndërtoi atje formimin dhe karrierën si shef...
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Lini një koment