Sugjerojmë:

Bukë Pashke e mbushur me krem

Jeni gati për një version akoma më të shijshëm të bukës së Pashkës? Provojeni të mbushur me krem në recetën që do të lexoni më poshtë:

  • 1 bukë Pashke (recetën e gjeni këtu)
  • 1 shkop vanilje
  • 60 gr miell
  • 0.5 l qumësht
  • 125 gr sheqer
  • 2.5 dl pana për ëmbëlsira
  • 6 të verdha veze

Përgatitja:

  1. Ngrohni qumështin me shkopin e vaniljes të prerë së gjati, më pas kullojeni.
  2. Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin, shtoni miellin pak nga pak, duke e alternuar çdo lugë miell me një garuzhde qumësht të ngrohur.
  3. Vëreni në zjarr kremin derisa të trashet dhe më pas shtoni panën.
  4. Ndalini përgjysmë bukën e Pashkës, mbusheni me kremin e përgatitur, mbylleni dhe shërbjeni.

Lini një koment