Sugjerojmë:

Bukë me hudhra e rikota

Bukë me hudhra e rikota

Persona: 9
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Krokante, kremoze, e shijshme dhe një kombinim fantastik i hudhrave me djathin. Mos e lini pa provuar këtë recetë!

Ingredientët

  • ½ filxhan me gjalpë pa kripë
  • 1/3 filxhan me vaj ulliri
  • 1 ½ lugë gjelle me hudhër të freskët të grimcuar
  • 1 bukë e bardhë rrumbullake, prerë në kubik të vegjël
  • ½ filxhan me djathë të grirë parmixhano
  • 1 filxhan çaji me rikota të freskët
  • Pak majdanoz të freskët për servirje

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius. Fusni brenda një tavë, ku keni shtruar më parë një letër kuzhinë dhe e keni spërkatur me vaj ulliri.

2

Në një tigan në zjarr mesatar kombinoni gjalpin, vajin e ullirit dhe hudhrat. I përzieni derisa gjalpi të shkrirë tërësisht.

3

Bukën e prerë në kubik të vegjël e lini në një tas të madh. Sipër i shtoni masën me gjalpë që përgatitët dhe i përzieni mirë me dorë.

4

Më pas i kaloni tek tava që kishit në furrë dhe i lini të piqen për 10 minuta.

5

Prisni derisa të bëhen krokante dhe të marin një ngjyrë kafe të artë në sipërfaqe.

6

Nxirreni bukën nga furra dhe e spërkasni menjëherë me djathë parmixhano, duke i përzierë sërish të gjitha me dorë aty në tavë.

7

Tani e kaloni masën në një pjatancë të madhe. Mos harroni t’i shtoni sipër rikotën dhe pak majdanoz të freskët. Ju bëftë mirë!

Lini një koment