Brusketa me domate dhe djathë. Përgatiten për 10 minuta, mbarohen për 5!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Brusketat janë një pjatë e parë për të hapur oreksin. Shijet me të cilat mund t'i realizoni janë nga më të ndryshmet dhe sot Neps.al ju sjell atë me djathë e domate. Ndani me ne përshtypjet tuaja pasi t'i keni përgatitur.

Ingredientët

  • bukë franceze
  • 1 domate
  • pak borzilok të freskët
  • 2-3 thelpinj hudhra grirë imët
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • pak kripë dhe rigon
  • 50 gram djathë i bardhë i prerë në copa të vogla

Udhëzimet

1

Prisni bukën franceze në feta të holla, e përshtatshme për brusketa.

2

Vendosini fetat e bukës në tost. Kur të jenë thekur pak, i hiqni dhe vendosini në një pjatë.

3

Spërkasni nga njëra anë e bukës pak vaj ulliri. Prisni domatet dhe djathin në formë kubike ose në copëza të vogla. Vendosini një nga një mbi fetat e bukës.

4

Shtoni sipër hudhrat, kripën, rigonin, gjethet e freskëta të borzilokut dhe shërbejini. Nëse dëshironi të gjitha këto mund t'i përzieni më parë në një tas veçmas, për të realizuar një salcë.

Lini një koment