Brokoli me mish pule dhe fara susami për një shije ndryshe
1 kg gjoks pule, i prerë në kubikë
3 qepë, të bardha vetëm, të prera hollë
2 lugë sheqer
1 lugë gjelle vaj susami
1 lugë gjelle verë të thatë
2 thelpinj hudhër, të grirë
1 lugë salcë soje
Pak xhenxhefil i freskët, i grirë
1 lugë gjelle, plus 1 lugë çaji niseshte misri
Rreth 1/3 filxhan ujë
5 - 6 gota lule brokoli dhe kërcellët e prerë në feta(mbani pak mënjanë)
3/4 deri në 1 lugë çaji piper të kuq, opsional
Kripë dhe piper i zi
3 lugë vaj perimesh
Fara susami për servirje, opsionale
Oriz jasemini, për servirje, opsionale
1.Në një enë mesatare, hidhni pulën me qepët, sheqerin, vajin e susamit, verën, salcën e sojës, rreth gjysmën e hudhrës, gjysmën e xhenxhefilit, 1 lugë çaji niseshte misri dhe 1 lugë çaji kripë.
2.Marinojeni në temperaturë dhome për 15 minuta. Përzieni 1 lugë gjelle niseshte misri me 1/3 filxhan ujë në një tas të vogël dhe rezervojeni.
3.Në një tigan hidhni 1 lugë gjelle me vaj perimesh dhe nxeheni.
4.Shtoni kërcellin e brokolit dhe skuqeni për 30 sekonda.
5.Shtoni hudhrën dhe xhenxhefilin e mbetur, 2 lugë ujë, 1/4 lugë çaji kripë dhe pak piper të zi.
6.Skuqeni rreth 2 minuta dhet ransferojeni në një pjatë.
7.Merrni tiganin përsëri dhe ngrohni 2 lugë gjelle vaj perimesh.
8.Shtoni mishin e pulës dhe piperin e kuq dhe skuqeni derisa mishi të pak ngjyrë kafe, rreth 3 minuta.
9.Kthejeni brokolin dhe përzierjen e rezervuar të niseshtesë së misrit dhe lëreni të ziejë sa të trashet.
10.Shtoni më shumë ujë nëse keni nevojë për të holluar salcën, nëse është e nevojshme.
11.Shtoni kripë e piper për shije nëse dëshironi.
12.Pasi keni mbaruar hidheni mishin në pjata servirje dhe sipër hidhni pak fara susami.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment