Sugjerojmë:

Brodo pule: Receta për të forcurar imunitetin dhe luftuar virozat e pranverës

Brodo pule: Receta për të forcurar imunitetin dhe luftuar virozat e pranverës

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 2 orë 30 minuta

Me ardhjen e pranverës dhe ngrohjen e motit, tentojmë shpesh të vishemi më hollë se ç’duhet duke u ekspozuar ndaj të ftohtit. Në këtë rast mund t’u besojmë në siguri të plotë supave që janë si një kurë për gripin, në veçanti ajo e pulës. E përgagitur me përbërës të thjeshtë dhe të shëndetshëm është një medikament natyral për të ftohtin dhe kollën. Përvec përbërësve të shijshëm, avulli i saj na ndihmon në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes duke na lehtësuar shumë.

Ingredientët

  • 3 qepë
  • 1 patate e ëmbël
  • 1 kg pulë
  • 2 repa
  • 10 karota
  • 5-6 kërcej selinoje
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë dhe piper

Udhëzimet

1

Pastroni pulën, vendoseni në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe lëreni në zjarr të ulët derisa të ziejë.

2

Shtoni qepët, pataten e ëmbël, repat e karotat. Ziejeni pë një orë e gjysmë dhe hera-herës largoni me lugë yndyrën që formohet në sipërfaqe.

3

Shtoni majdanozin dhe selinonë. Ziejeni edhe për 45 minuta.

4

Më pas hiqeni nga zjarri, shtojini kripë e piper dhe shijojeni.

Lini një koment