Brinjë gici në furrë

Brinjë gici në furrë

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 3 ore e 45 minuta

Një nga ato pjata që na bëjnë të harrojmë etikën në tryezë sepse shijohen me duar, deri në copën e fundit. Receta e brinjëve të gicit do t’ju bëjë menjëherë për vete dhe është një nga ato pjata që identifikohet më së miri me fjalën ‘neps’.

Ingredientët

  • 1 kg brinjë gici
  • 1 kg patate
  • 1 degë rozmarinë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lugë kafeje piper i kuq
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj ulliri e.v

Udhëzimet

1

Për të përgatitur brinjët në furrë, filloni me patatet. Lajini mirë ato dhe pritini në copa. Qëroni hudhrat dhe pritini thelpinjtë më dysh.

2

Në një enë të madhe shtoni patatet, brinjët, hudhrat, rozmarinën dhe piperin e kuq. Shtoni dhe kripë e piper e më pas vaj uliri. Përziejni mirë me dorë, më pas vendosini në një tepsi, mbulojeni me letër alumini dhe lërini tre orë në furrë të parangrohur në 160 gradë.

3

Pas tre orësh, hiqni letrën e aluminit, ngrijeni temperaturën e furrës në 220 gradë dhe piqini edhe për 45 minuta. Servirini ende të nxehta.

Lini një koment