Kemi folur shpesh për kuzhinën vegane dhe se si t’i zëvendësojmë produktet me origjinë shtazore me ato me origjinë bimore: sot do t’ju tregojmë recetën për biskota vegane me kakao për t’i personalizuar në mënyrën e preferuar, me copëza çokollate ose copëza bajamesh.
Përgatitja e këtij brumi vegan me pak miell kokosi do t’i dhurojë brumit një shije ekzotike të vendosur.
Përbërësit:
220 gr miell
80 gr miell kokosi
150 gr gjalpë bimor
120 gr sheqer
½ bustine maja
20 gr kakao
20 gr arra të grira
Përgatitja:
Lëreni gjalpin të zbutet në temperaturën e ambientit derisa të jetë i punueshëm.
Në një tas hidhni dy llojet e miellit, sheqerin, majanë dhe shtoni gjalpin. Punojeni me kujdes brumin derisa të jetë i qëndrueshëm dhe lëreni në frigorifer për të paktën gjysmë ore.
Pasi ta keni hequr nga frigoriferi ndajeni në tre pjesë. Tek njëra pjesë shtoni kakao, tek tjetra arra të grira, kurse të tretën lëreni siç është.
Më pas, spërkatni planin e punës me pak miell dhe prisni format e preferuara të biskotave.
Piqini në furrë të parangrohur në 180 gradë për 15 minuta.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment