Sugjerojmë:

Biskota të shpejta me reҫel

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
20 minuta
Sugjerohet për:
Kalori:
1 filxhan gjalpë i zbutur
1 lugë çaji ujë trëndafili
1 filxhan sheqer pluhur
2 ½ gota miell për të gjitha përdorimet
Reçel luleshtrydheje

Parangrohni furrën në 180 gradë dhe shtroni 2 tava me letër gatimi.

Në një tas të madh, duke përdorur një mikser dore, përpunoni gjalpin e zbutur dhe sheqerin pluhur. Shtoni ujin e trëndafilit dhe rrihni derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme.

Shtoni miellin gradualisht dhe përdorni një lugë druri ose spatul silikonipër ta përzier derisa të kombinohen mirë. Ftoheni brumin në frigorifer për një orë.

Ndani brumin në topa me madhësi  sa një lugë gjelle. Bëni 20-24 topa.

Vendosni topat në tavat e përgatitura, duke i renditur në mënyrë që të jenë rreth 2 centimetra larg njëri-tjetrit.

Përdorni gishtin e madh për të bërë një hapje në qendër të biskotës dhe shtoni rreth gjysmë luge çaji reçel brenda.

Piqni për 8-10 minuta ose derisa biskotat të jenë të forta, të zgjerohen pak dhe fundet të kenë marrë një ngjyrë të lehtë të artë.

Lërini të ftohen në tepsi për 10 minuta, më pas kalojini në raftet e telit që të ftohen plotësisht.

Komento