Sugjerojmë:

Biskota me çokollatë dhe gjalpë kikiriku që s’kanë nevojë për pjekje

-Për biskotat
1 gotë tërshërë
3/4 gote hurma arabie pa bërthamë
Pakëz kripë
1/2 gote gjalpë kikiriku (kremoz ose me kokrriza)
-Për çokollatën
3 lugë gjelle vaj kokosi
1-2 lugë shurup panje (maple syrup)
3 lugë gjelle kakao pudër
Pakëz kripë

1.Në një grirëse ushqimesh hidhni tërshërën dhe kripën dhe grijini derisa të bëhen miell. Shtoni hurmat dhe grijini për rreth 30 sekonda. Shtoni gjalpin e kikirikut dhe procesojeni derisa të formohet brumi.

2.Filloni të formoni biskotat duke marrë nga dy lugë gjelle brumë për secilën biskotë dhe jepini formë me duar.

3.Përgatisni çokollatën duke përzier të gjithë përbërësit në një tas dhe duke i rrahur derisa masa të njëtrajtësohet.

4.Zhysni biskotat deri në gjysmë në çokollatë dhe shtrojini në një letër gatimi.

5.Lërini biskotat në ngrirje për 10 minuta dhe janë gati.

Lini një koment