Biskota me banane në 5 minuta

Biskota me banane në 5 minuta

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

5 minuta kohë për të shijuar disa biskota të papara për mëngjes. Hidhi një sy recetës...

Ingredientët

  • 1 filxhan çaji me tërshërë
  • 2 banane
  • ½ filxhan me arrë kokosi të grirë
  • 1 lugë çaji me pluhur pjekës

Udhëzimet

1

Në një tas shtypni me ndihmën e një piruni, dy bananet e qëruara më parë.

2

Tani shtoni tërshërën, arrën e kokosit dhe pluhurin pjekës.

3

I përzieni mirë dhe formoni me masën disa biskota rrumbullake.

4

I radhisni në një tavë njëra pas tjetrës, pasi keni vendosur më parë një letër kuzhine.

5

I fusni në furrë për 15-20 minuta në temperaturë 180 gradë. Biskotat janë gati për t’u shijuar!

Lini një koment