Dieta ushqimore luan një rol të rëndësishëm në shfaqjen e puçrrave, edhe pse nuk është vetëm ushqimi shkaktar i tyre. Mbajtja e një ditari me ushqimet që keni ngrënë gjatë ditës dhe me problemet e fytyrës do ju ndihmojë që të identifikoni ushqimet problematike për ju. Një studim i fundit tregoi se njerëzit që kishin probleme me puçrrat konsumonin shumë bulmet, ëmbëlsira dhe qumësht me kakao. Edhe karbohidratet e përpunuara janë ushqimet që duhen shmangur me patjetër.
Nëse nga dieta juaj hiqni 10% të këtyre ushqimeve, do të ulni edhe veprimtarinë e hormoneve që e bëjnë lëkurën tuaj të yndyrshme. Rrjedhimisht, do të ulni edhe numrin e puçrrave.
1.Proteinat
Nga proteinat marrim aminoacidet, që janë thelbësore për ndërtimin e qelizave të lëkurës, flokut dhe thonjve. Proteinat luajnë rol të madh edhe në prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, të nevojshme për një pamje rinore të lëkurës. Burim i mirë proteinash janë mishi pa dhjamë, peshku, soja, veza dhe fasulet.
2.Yndyrnat
Yndyra e mirë është një burim i rëndësishëm energjie dhe luan rol edhe në shëndetin e lëkurës. Ndihmon lëkurën të prodhojë yndyrën e vet ose lipidet, që luajnë rolin e barrierës kundër humbjes së ujit. Yndyrnat e mira janë vaji i ullirit, vaji i peshkut, avokado dhe arrat.
3.Bulmeti
Prodhimet e bulmetit mund ta përkeqësojnë situatën e puçrrave sepse bagëtia prej nga vjen bulmeti ushqehet me hormone që rrisin prodhimin e qumështit. Nëse gjurmë të këtyre hormoneve gjenden në djathë, gjalpë apo qumësht, është e sigurtë që puçrrat do të përkeqësohen.
4.Sheqeri
Tortat, pastat apo karamelet kanë përmbajtje të lartë glicemike dhe mund të përkeqësojnë puçrrat në fytyrë. Ato e bëjnë këtë duke rritur aksionin “puçrra-formues” të hormoneve. Nëse jeni shumë të fiksuar pas çokollatës, konsumoni vetëm çokollatë të zezë.
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Pushimet e verës për prindërit e rinj, të cilët kanë një bebe të porsalindur janë një sfidë jo pak e rëndësishme. Shpesh përballë kësaj situate ata përballen me pyetjen nëse duhet të bëjnë pushime në bregdet apo jo. Gjithmonë...
Lini një koment