1 lugë gjelle plus 1 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër, plus më shumë për servirje
3 lugë gjelle lëng limoni
1/4 filxhan tahini
Kripë dhe piper
1 lugë gjelle majdanoz i freskët i grirë
Një majë luge fara speci të kuq të grimcuar
Vendoseni raftin e furrës në pozicionin e tretë lart dhe ndini grilën në nxehtësi të lartë. Shtroni një tavë pjekjeje me letër alumini.
Prisni pjesën e sipërme të kokës së hudhrave dhe spërkateni me një lugë ҫaji vaj ulliri, kripë dhe piper. Mbështilleni me letër alumini.
Shpojini patëllxhanët me pirun dhe së bashku me hudhrën në lerët alumini, vendosni në tavë për t’u pjekur në furrë. Piqini për rreth 30-35 minuta derisa patëllxhanët të jenë nxirë jashtë dhe zbutur brenda.
Lërini të ftohen për 10 minuta, pastaj hapini dhe hiqni tulin duke eleminuar lëkurën. Vendoseni në një kullesë që të kullojë për 30 minuta, duke e kthyer një herë pas 15 minutash.
Në një tas të madh, bëni bashkë patëllxhanet, hudhrën e pjekur dhe lëngun e limonit. Përdorni një pirun për të shtypur hudhrën dhe trazojeni derisa patëllxhani të jetë shpërbërë dhe të ketë marrë plotësisht lëngun e limonit. Shtoni tahinin, 1 lugë vaj ulliri, dhe grini hudhrën e papjekur. Trazojeni mirë dhe rregullojeni me kripë. Spërkateni me majdanoz, fara speci të kuq djegës dhe vaj ulliri.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Komento