Sugjerojmë:

Arsyet pse duhet të aplikoni një fetë domate në fytyrë

Domatet tani i kemi në dispozicion gjithë vitin dhe mund t’i  përfshijmë në dietën tonë në mënyra të ndryshme. E dinit që ato mund të përdoren dhe si produkte bukurie, duke ju lejuar të nxirrni versionin më të mirë të vetes suaj pa shpenzuar shumë para dhe pa aplikuar shumë kimikate toksike  në lëkurën tuaj?

Në këtë artikull do të flasim për arsyet pse është një ide e mirë të aplikoni një domate në fytyrën tuaj.

Për një lëkurë me shkëlqim

Domatja ka një përmbajtje të lehtë acide, çka e bën të aftë të pastrojë butësisht shtresën e sipërme të lëkurës suaj të përbërë nga qeliza të vdekura të cilat e bëjnë lëkurën tuaj të duket pa jetë.  Falë domates, lëkura juaj mund të shkëlqejë edhe pa qenë nevoja të aplikoni pudër shimmer.

Për një ton më të bukur të lëkurës

Lëngu i domates ka aftësinë të neutralizojë prodhimin e melaninës, pigmenti që i jep ngjyrë të errët lëkurës. Me aplikimin e rregullt të domates, mund të arrini një ton të bukur pa qenë nevoja të shpenzoni në kremëra të shtrenjtë.

Për të përmirësuar njollat

Si gjatë ditës ashtu edhe në mbrëmje, ju mund të aplikoni domate në shenjat që kanë lënë puçrrat dhe aknet si dhe në shenjat e plagëve të ndryshme. Vitamina C e gjendur tek domatet inkruarojon rritjen e qelizave të reja të lëkurës si dhe ka aftësi të eliminojë pigmentin e tepërt në zonat që kanë tendencë të bëhen me njolla.

Për reduktimin e vijave të holla dhe rrudhave

Falë përmbajtjes së vitaminës C, domatet mund të ndihmojnë në reduktimin e vijave të holla dhe rrudhave. Kjo sepse vitamina C inkurajon prodhimin e kolagjenit, një tip proteine që e bën lëkurën të tonifikuar. Duke tonifikuar lëkurën, vijat e holla dhe rrudhat reduktohen duke ju shpëtuar nga ndërhyrjet kirurgjikale.

Për të vonuar plakjen e lëkurës

Përveçse e bën lëkurën tuaj të tendosur, aplikimi i domates gjithashtu ndihmon në largimin e radikaleve të lira të dëmshme. Si rezultat, procesi i plakjes së lëkurës mund të reduktohet konsiderueshëm. Domatja jo vetëm që ka aftësi të zhdukë shenjat e para të plakjes, por i mban ato larg jush.

Për të kontrolluar shkëlqimin dhe yndyrën e tepërt

Keni një lëkurë që shkëlqen vazhdimisht nga yndyra? Gjithçka që duhet të bëni është të aplikoni një fetë domate në fytyrën tua. Lëngu i domates është në gjendje të largojë yndyrën e tepërt nga lëkura duke i dhënë fund shkëlqimit të tepërt në lëkurë.

Për të mbyllur poret e mëdha

Për shkak të prodhimit të yndyrës nga gjëndrat dhjamore, poret hapen dhe kjo gjë mund të reduktohet duke aplikuar një fetë domateje në fytyrën tuaj.

Që një domate të na sigurojë të gjitha këto që përmendëm, lërini në lëkurë për disa minuta. Më pas, shpëlajini me ujë të bollshëm.

Lini një koment