Sugjerojmë:

A ju hidraton siç duhet uji me gaz?

Të gjithë njohim dikë që e ka qejf ujin me gaz. Uji me gaz nuk ka kalori dhe në fakt është një alternativë më e mirë sesa pijet me gaz.

Por gjithnjë ka pasur një dilemë, a na hidraton siç duhet ky ujë?

E vërteta është se uji me gaz ju hidraton po aq mirë sa uji mirenal. Sekreti këtu është të zgjidhni ujë 100% të gazuar dhe me karbon. Përsa kohë që konsumoni ujë më gaz, në vend të pijeve të gazuara, sheqernave të shtuara apo pijet me acid nitrik dhe po mbani një dietë të balancuar, ju po e hidratoni siç duhet.

Related image

 

Kështu ju mund të reduktoni edhe rrezikun ndaj obezitetit.

Megjithatë rekomandohet të tregoni kujdes në konsumimin e tij, nëse jeni të shqetësuar për shëndetin e dhëmbëve tuaj sepse uji i gazuar është më i acidizuar se uji i thjeshtë dhe ka potencial të prishë smaltin e dhëmbëve./neps.al 

Lini një koment