Qumësht dhe patate, receta e një tave të shijshme për drekën e sotme

4 patate
2 vezë
2 gota qumësht
200 gram djathë gouda
1 lugë gjelle gjalpë
Pak kripë

1.Lani, qëroni dhe prisni patatet në feta rrumbullake.
2.I shtroni në një tavë me madhësi mesatare.
3.Në një enë rrihni vezët me qumështin, shtoni pak kripë.
4.Ia hidhni sipër patateve, duke u siguruar që të shpërndahet në të gjithë tavën.
5.Sipër i shtoni djathin gouda dhe disa copa gjalpi të shpërndarë në sipërfaqe.
6.Futeni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment