Lista me ushqimet që duhet të konsumoni nëse doni të shtoni në peshë!
Nëse je nënpeshë apo po humb kile pa e kuptuar arsyen përse, stacioni i pari duhet të jetë zyra e një mjeku. Nga ana tjetër, këto janë ushqimet që me siguri çdo nutricionist do t’i rekomandonte për të shtuar në peshë.
Ato janë të pasura në glukozë, të cilën trupi e përdor për të patur energji.
Pjesën e glukozës që trupi nuk e përdor, trupi do ta konvertojë në dhjam. Rrjedhimisht kjo e fundit do ju ndihmojë të shtoni kile (dhe sigurisht e kemi fjalën për kile të shëndetshme).
Patatet Janë një burim i mirë i kaliumit dhe i vitaminës C
Frutat e thata Mund t’i hani siç janë, në kos, tek sallata apo edhe tek mishi.
Avokado Trendi dhe të shijshme, avokadot duhet të jenë pjesë e çdo diete që ka si qëllim të shtojë kilet.
Bananet Bananet janë fruti që kanë më shume sheqer sesa çdo frut tjetër. Një mënyrë për t’i konsumuar bananet dhe të shtoni në peshë është duke përgatitur smoothie.
Gjalpi i kikirikut Në fakt çdo lloj gjalpi mund t’ju ndihmojë me shtimin në peshë, por gjalpi i kikirikut ju ndihmon njëkohësisht ta mbani edhe nën kontroll trupin.
Djathi Djathi është një burim i shëndetshëm për të shtuar në peshë.
Bajamet, stikat, fistëkët Ato janë të pasur në fibra, omega 3 të cilat janë perfekte për shëndetin e zemrës. Një dorë me fruta të thata ju jep 160 kalori.
Lëngu i frutave Nëse po përpiqeni të shtoni në peshë, konsideroni 100% lëngun e frutave.
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment