Çdo amvisë i ka në shtëpi! Si t’i kurosh thembrat në verë, me tre përbërës të thjeshtë
Për shkak të punës që mund të bëni, këpucëve që vishni apo stilit të jetesës, këmbët dhe sidomos thembrat tuaja mund të mos jenë në formën më të mirë të mundshme. Edhe pse ka shumë kremëra që zbusin thembrat, ju mund të përdorni edhe përbërës natyralë të tillë si uji, mjalti, apo soda e bukës.
Këtu në Neps ju sjellim më poshtë një ide sesi mund t’i shfrytëzoni këto përbërës, që çdo amvisë i ka në shtëpi.
Përbërësit:
2 lugë gjelle sapun të lëngshëm
3 lugë gjelle sodë bukë
1 litër ujë të ngrohtë
Udhëzime:
Në një enë të madhe shtoni ujin, sapunin dhe sodën e bukës. I trazoni mirë. Fusni këmbët tuaja dhe i mbani aty për 25 minuta, derisa këmbët të zbuten.
Mund të përdorni gjithashtu edhe një limë.
Pas kësaj i fshini këmbët me një peshqir të pastër dhe aplikoni një krem hidratues. Vishni menjëherë një palë çorape pambuku.
Do të shikoni që do të keni rezultate të kënaqshme që në 2 apo 3 herët e para të aplikimit të kësaj metode tek thembrat!/neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment