1.Lani mirë patëllxhanët dhe i prisni përgjysmë. 2.I lyeni me vaj ulliri, kripë e piper. 3.Në një toster, në furrë apo në skarë i vendosni për t’i pjekur përreth 10 minuta. I ktheni nga të dyja anët në mënyrë që të gatuhen sa më mirë. 4.Në një enë shtoni pomodorinit e përgjysmuara, mozarelën, uthullën balsamike dhe borzilokun. I shtoni pak vaj ulliri, pak kripë e piper. 5.I përzieni mirë. Shërbeni në një pjatë patëllxhanët dhe sipër tyre vendosni mbushjen që përgatitët. 6.Patëllxhanët janë gati për t’u shijuar. Ju bëftë mirë!
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment