Ushqimet më të mira për dhëmbë të shëndetshëm janë këto!
Të kujdesesh për shëndetin e dhëmbëve nuk është e rëndësishme vetëm për shëndetin oral, por edhe për shëndetin në përgjithësi.
Fëmijës suaj duhet t’i mësoni të lajë dhëmbët dy herë në ditë që në fëmijëri. Megjithatë suksesi për dhëmbë të ndritshëm fshihet pas ushqimit që ai konsumon.
Ushqimet më të mira për dhëmbë të shëndetshëm
Molla Një mollë në ditë mban kavitetet larg. Të përtypurit mollë dhe fruta të tjera të pasura me fibra, largon pllakëzat nga dhëmbët. Si një bonus ky frut është plot me vitamina, minerale dhe shërben lehtësisht si një vakt.
Uji me Fluor Pirja e ujit me fluor është thelbësore për shëndetin e dhëmbëve të fëmijës tuaj. Pothuajse të gjithë ujërat përmbajnë fluor, por disa varietete të shisheve nuk e kanë. Është gjithmonë një ide e mirë për ta kontrolluar e për t’u siguruar.
Vezët Vezët janë një burim i shkëlqyer i kalciumit, proteinave dhe vitaminës D, të cilat janë minerale të rëndësishme për shëndetin oral. Vitamina D është e nevojshme për të absorbuar kalciumin, i cili ndërton dhe mban dhëmbë të fortë e të shëndetshëm.
Qumështi, djathi dhe kosi Qumështi, djathi dhe kosi janë të pasura me kalcium, kazeinë dhe fosfor të cilat mbrojnë smaltin e dhëmbëve.
Selino dhe karota Ashtu si mollët, këto perime përmbajnë shumë ujë. Uji dhe fibrat në këto perime balancojnë sheqernat dhe ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve.
Brokoli dhe zarzavate me gjethe jeshile Falë nivelit të lartë të vitaminave dhe mineraleve, brokoli dhe perimet me gjethe jeshile mund të ofrojnë përfitime të mëdha për shëndetin oral. Acidi folik që gjendet në zarzavate me gjethe të tilla si spinaqi dhe kale ndihmon në përmirësimin e shëndetit të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve./neps.al
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment