Merrini fëmijët dhe gatuani së bashku qofte me kunguj e karota!

Merrini fëmijët dhe gatuani së bashku qofte me kunguj e karota!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Të shijshme e të shëndetshme, këto qofte janë ato çka duhet të provojnë fëmijët tuaj sot!

Ingredientët

  • 2 kunguj
  • 1 karotë
  • 3 lugë gjelle miell
  • 1 vezë
  • 2 lugë gjelle kaçkavall i grirë
  • kripë, piper
  • 1 lugë kafe sodë buke

Udhëzimet

1

Në nje rende grini imët kungujt dhe karotat (pasi i keni hequr lëkurën).

2

I kaloni në një tas, shtoni vezën, miellin, kripë, piperin, sodën dhe kaçkavallin.

3

E punoni masën mirë me dorë dhe formoni disa toptha të vegjël.

4

Tani i vendosni për t'i skuqur në një tigan, ku keni nxehur më parë vajin e ullirit.

Lini një koment