Hudhra ka veti anti-mikrobiale të cilat vrasin bakteret që janë përgjegjëse për shkatërrimin e skalpit.
Ky “shkatërrim” manifestohet me skuqjen e skalpit, kruarjen e shpeshtë, gjakosjen, zbokthin, por edhe me… rënien e flokëve.
Hudhra është e pasur me vitaminë C dhe kjo dihet gjerësisht. Është pikërisht kjo vitaminë e cila ndihmon në rritjen e flokëve tuaj. Hudhra gjithashtu stimulon kolagjenin, çka ndihmon në rritjen e flokëve.

Si ta përdorim hudhrën për një maskë shtëpiake që rrit flokët?
Ju nevojiten:
- 4 thelpi hudhra
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
Udhëzime:
- Në një xhezve, ngrohni hudhrat me vajin e ullirit. Pas 5 minutash, sapo të jenë nxehur i hiqni nga zjarri dhe i lini të ftohen.
- Merrni lëngun dhe aplikojeni tek flokët tuaj me një pambuk.
- Pas 20 minutash e shpëlani kokën si zakonisht.
- Kjo maskë rekomandohet të aplikohet 1 herë në javë./neps.al
Lini një koment