Mollët janë të pasura në fibra dhe përmbajnë acide natyrale që përmirësojnë tretjen dhe funksionin e zorrës së trashë.
Mirëpo nëse i hani mollët në mbrëmje, acidi i tyre mund të ngacmojë stomakun dhe t’ju shkaktojë parehati.
Të ngrënit mollë në mbrëmje mund të shkaktojë gazra të shumtë. Kjo ndodh sepse procesi i tretjes ngadalësohet dhe koha për të tretur një ushqim zgjatet shumë.

Po atëherë kur duhet t’i hamë mollët?
Koha më e mirë për të ngrënë mollë është në mëngjes. Në këtë mënyrë mund të stimuloni lëvizjen e zorrëve pas një gjumi të gjatë.
Mollët janë veçanërisht efektive nëse e keni ngrënë darkën vonë ose nëse keni ngrënë shumë ushqime të pashëndetshme./neps.al
Lini një koment