Edhe pse në pamje të parë duket e vështirë, përmes disa trukeve është e mundur që ne të hamë më pak. Rrjedhimisht marim më pak kalori dhe nuk rrezikojmë të marim kile.
Sigurisht kjo nuk do të thotë që të harrojmë ushqimet e mira që na japin lëndët e nevojshme ushqyese për trupin dhe mendjen tonë. Ato duhen konsumuar sa më shumë, por gjithmonë sasia kërkon vetëkontroll. Edhe kur ha brokoli! Çdo gjë që kalon sasinë bëhet e dëmshme.
Ja 6 truke që ju ndihmojnë të hani më pak:
Lani dhëmbët pas çdo të ngrëni
Pini një gotë me ujë para vaktit tuaj
Përdorni pjata më të vogla
Hani volume të mëdha ushqimesh, që kanë pak kalori
Mos hani më shumë sesa racioni që ju është dhënë
Shijoje ushqimin, por hani më pak. Uria është një shenjë e rëndësishme që nuk duhet injoruar. Truket e përmendura më sipër janë vetëm një mënyrë për të reduktuar këtë ndjesi.
Vaktet e shëndetshme përfshijnë më shumë fruta, perime, më pak kripë apo yndyrna të përpunuara. Pse jo, para se të konsumoni një ushqim, kërkoni informacion se çfarë përfiton nga ai ushqim. Kështu do të sensibilizohesh më shumë rreth ushqimeve që duhet dhe nuk duhet të hash me tepri./neps.al
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment