Penne me salcë pesto të bërë vetë

Penne me salcë pesto të bërë vetë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 1 pako makarona penne
  • 100 gram spinaq
  • 10 gjethe borzilok
  • 20 gram fara pishe
  • 20 gramë djathë parmixhano
  • 1/2 lëng limoni
  • 35 ml vaj ulliri
  • kripë

Udhëzimet

1

Në një blender elektrik bashkoni spinaqin e larë, borzilokun, farat e pishës, djathin, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. I trazoni për disa sekonda.

2

Zieni makaronat me metodën e zakonshme me kripë.

3

Shërbejeni në pjata dhe sipër i shtoni salcën e freskët pesto. Ju bëftë mirë!

Lini një koment