Krahë pule marinuar me erëza dhe mjaltë

Krahë pule marinuar me erëza dhe mjaltë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 kg krahë pule
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • Kripë, piper, shafran, borzilok
  • 1 pako miks erëzash italiane

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në temperaturë 180 gradë celsius.

2

Lani mirë krahët e pulës dhe i kaloni në një enë të madhe. Sipër i shtoni erëzat italiane, kripë, piper, një majë lugë shafran dhe borzilok. I trazoni mirë me duar.

3

Merrni një tavë dhe shtroni krahët e pulës.

4

Sipër i vendosni gjalpin e ndarë në copa të vogla.

5

E fusni tavën në furrë për 30 minuta.

6

Pas kësaj e nxirrni nga furra, e servirni në pjatë dhe i shtoni sipër mjaltë. Shijojini!

Lini një koment