Kungulli është plot me enzima dhe rrjedhimisht zbut dhe e bën të shkëlqejë lëkurën tuaj.
Kungulli është gjithashtu i shkëlqyeshëm për të stimuluar prodhimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën tuaj të duket shumë më e re nga sa është në të vërtetë.
Ne ju sugjerojmë një maskë e cila bëhet kollaj në kushtet e shtëpisë.
Përbërësit:
- 1 filxhan çaji me pure kungulli
- ½ filxhan çaji me tërshërë
- ½ lugë çaji me kanellë
- 2 lugë gjelle me mjaltë të lëngshëm

Udhëzime:
- Në një blender shtoni tërshërën dhe e trazoni derisa të bëhet pluhur.
- Tani bashkoni tërshërën pluhur dhe purenë e kungullit. Trazojeni mirë.
- Tani shtoni kanellën dhe mjaltin.
- E përzieni sërish dhe shtoni disa pika ujë që të hollohet.
- Aplikojeni maskën në fytyrë me ndihmën e një furçeje.
- E lini deri në 10 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.
- Aplikoni kremin tuaj hidratues.
Kjo maskë këshillohet të përdoret deri në dy javë. Nëse ju ngelet pak nga maska e përgatitur, mbylleni mirë kavanozin dhe ruajeni në frigorifer deri në 24 orë./neps.al
Lini një koment