Simite të ëmbla me rrush të thatë, receta ideale për të nisur ditën!
500 gram miell
300 ml qumësht
200 gram rrush te thatë
50 gram gjalpë
50 gram sheqer
25 gram maja birre
1 pako sheqer pluhur me vanilje
Lëkura e 1 limoni
Pak kripë
1.Në një enë të vogël shkrini majanë e birrës në një filxhan të mbushur gjysmë me qumësht dhe 2 lugë sheqer. I përzieni mirë dhe e lini të pushojë derisa në sipërfaqe të jetë formuar shkumë.
2.Ndërkohë qumështin e mbetur ngroheni në një tenxhere dhe shtoni gradualisht, sheqerin, gjalpin, kripën dhe lëkurën e limonit.
3.Merrni miellin, vendoseni në tavolinë dhe hapni në mes një gropë. Shtoni majanë e birrës që përgatitët më parë. 4.Punojeni mirë brumin dhe ndërkohë shtoni qumështin. I shtoni edhe rrushin e thatë. Punojeni mirë brumin dhe e lini mënjanë për të paktën 45 minuta.
5.Pas kësaj e ndani në toptha të vegjël dhe i radhisni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
6.I fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Nëse dëshironi para se t’i fusni në furrë mund t’i lyeni me pak qumësht sipër.
7.Shtojini sheqerin pluhur dhe simitet janë gati për t’u shijuar!
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment