Mos rend pas sufllaqeve. Fikso këtë recetën dhe bukën për në punë bëje vetë!

Sallatë me rukola dhe vezë të zier

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 100 gram rukola
  • 1 vezë e zier
  • 1 domate
  • 50 gram misra
  • 4 fleta proshutë krudo
  • 50 gram bajame
  • 1 copë djathë të bardhë
  • Kripë, piper
  • Pak rigon

Udhëzimet

1

Lani mirë rukolën dhe e kaloni në tas. Shtoni domaten e prerë në feta, djathin e bardhë, misrin.

2

Shtoni kripë, piperin, vajin e ullirit dhe e trazoni mirë.

3

Më pas shtoni bajamet, proshutën krudo, vezën e zier të ndarë përgjysmë.

4

Në fund i shtoni rigon dhe sërish vaj ulliri. Sallata është gati!

Lini një koment