Një ekip studiuesish në Filipine ka analizuar përbërësit që gjenden në ujin e kokosit dhe mënyrën se si ato mund të ndikojnë te gurët në veshka. Sipas studimit, disa enzima dhe minerale në ujin e kokosit mund të ndihmojnë në zbutjen dhe shpërbërjen graduale të strukturës së gurëve, duke i bërë ata më të vegjël dhe më të lehtë për t’u nxjerrë natyrshëm nga trupi.
Gjithashtu, uji i kokosit ndihmon në rritjen e hidratimit dhe të rrjedhës së urinës, gjë që ul grumbullimin e mineraleve që formojnë gurët në veshka. Tek personat që e konsumonin rregullisht, studiuesit vunë re më pak episode dhimbjeje dhe përmirësim të funksionit të veshkave.
Përmbajtja e lartë e kaliumit dhe elektrolitet e balancuara në ujin e kokosit mund të ndihmojnë gjithashtu në mbështetjen e shëndetit të veshkave dhe në uljen e inflamacionit në traktin urinar.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se në rastet e gurëve të mëdhenj apo të rëndë në veshka, trajtimi mjekësor mbetet i domosdoshëm. Metodat natyrale si konsumimi i ujit të kokosit mund të shërbejnë vetëm si mbështetje për trajtimin standard.
Lini një koment