Flokët nuk e humbasin shkëlqimin rastësisht. Shpesh, pas zbehjes fshihet një arsye që nuk e mendon menjëherë.
Sheqeri i tepërt ndikon drejtpërdrejt në prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, dy proteina që i japin flokëve forcë, elasticitet dhe shkëlqim.
Kur këto dëmtohen, flokët bëhen më të dobët, thyhen më lehtë dhe humbasin ngjyrën e gjallë. Për më tepër, sheqeri nxit inflamacionin, duke i bërë flokët të duken të lodhur dhe pa jetë.
Këshilla Neps 💛
Nëse dëshiron flokë më të shëndetshëm dhe me shkëlqim:
– redukto sheqerin
– shto më shumë fruta dhe perime
– mos harro proteinat cilësore që ushqejnë flokët nga brenda
Fun fact: edhe disa alternativa të sheqerit, që duken “më të shëndetshme”, mund të kenë ndikim te flokët.
Lini një koment