Sugjerojmë:

Kjo është super maska me majdanoz që fytyra juaj duhet ta provojë sa më parë!

Maska që Neps ju prezanton më poshtë është shumë efektive për të hequr qelizat e vdekura dhe për t’i dhënë shkëlqim lëkurës suaj.

Madje kjo maskë është shumë e ngjashme me maskën Casmara, trajtimin aq shumë të kërkuar por që ka një kosto të lartë.

Nëse lekët po i ruan për pushime dhe jo për maska të shtrenjta atëherë hidhi një sy propozimit më poshtë:

Do ju duhet:

  • 1 tufë me majdanoz
  • ½ lëng limoni
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle xhelatinë pluhur
  • ½ gotë me ujë të nxehtë
  • 1 lugë gjelle miell misri

Image result for parsley face mask

Udhëzime: 

  • Në një blender shtoni majdanozin, mjaltin, limonin, xhelatinën dhe ujin. Trazojini mirë.
  • Kalojeni masën në një tas dhe e përzieni mirë me një furçe të vogël.
  • Shtoni një lugë gjelle miell misri. Trazojeni mirë.
  • Tani aplikojeni maskën në të gjithë fytyrën duke e mbuluar tërësisht atë.
  • E lini të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.
  • Fytyra juaj do të jetë e butë, e pastër dhe me shumë shkëlqim.

Image result for parsley face mask

Lini një koment