Edhe pse ato mund t’i keni përdorur shumë herë, zgjidhja nuk është t’i hidhni. E kemi fjalën për sfungjerët me të cilët përhapni make-upin tuaj.
Nëse ato nuk janë çarë, atëherë ju mund t’i pastroni lehtësisht me disa truke të thjeshta, pa i dëmtuar.
Do ju nevojitet:
- 1 tas i vogël
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 3 lugë gjelle detergjent enësh

Udhëzime:
- I trazoni mirë dhe lyeni me to sfungjerët.
- I shpëlani me ujë të ngrohtë dhe do të shikoni sesi make-upi do të largohet lehtësisht. Na falenderoni më vonë!

Me këtë metodë sfungjerët do të qendrojnë të pastër dhe të butë për një kohë të gjatë!
Lini një koment