Gjellë me mish dhe mashurka (bishtaja)

Gjellë me mish dhe mashurka

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Ingredientët

  • 2 kokrra qepë
  • 4 thela mish viçi
  • 2 lugë gjelle salcë domatesh të freskët ( në vend të saj mund të përdorni edhe tuline dy domateve)
  • kripë, piper
  • 1 karotë (opsionale)

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me pak vaj luledielli skuqni qepën e grirë imët.

2

Pas 10 minutash shtoni mishin dhe e trazoni mirë. I shtoni pak piper. Ndërkohë duhet të keni pastruar mashurkat mirë, t'i keni hequr kokën dhe bishtin.

3

Shtoni salcën dhe e përzieni.

4

Tani shtoni mashurkat, i trazoni edhe njëherë dhe i shtoni ujë, sa të mbuloni përbërësit.

5

Pai ta ketë pirë ujin, do i shtoni sërish gjellës edhe dy gota ujë.

6

Pasi mishi dhe mashurkat të jenë zbutur tërësisht, do i shtoni një lugë gjelle kripë (jo plot). Gjella është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment