Kjo stinë na lejon të përdorim shumë erëza të çmuara aromatike të cilat u japin shumë shije pjatave tona. Si thoni të përdorni mente, rozmarinë, borzilok e rigon për të përgatitur në shtëpi një kripë të mrekullueshme të aromatizuar? Një recetë e dobishme me kosto zero dhe një mënyrë për të reduktuar konsumin e kripës: mjafton pak fare për t’i bërë pjatat tuaja shumë të shijshme.
Përbërësit:
- 300 gram kripë e ashpër (mundësisht bio)
- Një degëz trumëz
- gjethe menteje
- gjethe manxurane
- një degë rozmarinë
- disa gjethe borzilok
- rigon
- majdanoz
Përgatitja:
- Vendosni gjethet e erëzave në një letër furre pas i keni larë dhe thajini në 50 gradë për 20 minuta. Në këtë mënyrë do të jenë tharë dhe mund të përdoren menjëherë.
- Vendosini të gjithë përbërësit në një mikser ose grirëse dhe grijini derisa të përftoni një kripë të aromatizuar.
- Vendoseni kripën në një kavanoz me mbyllje hermetike.
Lini një koment