Beshameli: Recetë në versionin vegan dhe pa gluten
Beshameli është një salcë e dashur me shije delikate e përdorur për t’u dhënë shije pjatave të para e të dyta. Me origjinë franceze, shumë e përdorur tek lazanjat, kjo salcë mund të përgatitet me lehtësi edhe në shtëpi: le të shohim së bashku hap pas pas hapi se si përgatitet ajo në versionin vegan dhe atë pa gluten.
Beshamel në versionin vegan
Beshameli në versioin vegan nuk parashikon përdorimin e qumështit dhe të gjalpit, prandaj në këtë version zëvendësohen me qumësht orizi dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.
Përbërësit:
1 l qumësht orizi
100 gr miell
100 ml vaj ulliri e.v
Pak arrë moskat
Kripë e piper
Përgatitja:
Vendosni qumështin të ziejë në një tenxhere dhe sapo të marrë valë, fikni sobën. Në një tenxhere tjetër përzieni miellin dhe vajin e ftohtë dhe vendosini në zjarr: sapo mielli të filloj të marrë ngjyrë shtoni qumështin gradualisht. Shtoni kripën, arrën moskat e piper sipas dëshirës, fikni sobën dhe përdoreni beshamelin në recetat tuaja të preferuara.
2. Beshamel pa gluten
Beshameli pa gluten nuk e parashikon përdorimin e miellit. Nëse përdorni miell orizi në recetën vegane mund të keni një salcë të përshtatshme për të gjithë:vegane e pa gluten.
Përbërësit
100 gr miell orizi
1 l qumësht i freksët
100 gr gjalpë
Pak kripë
Arrë moskat
Përgatitja:
Nxehni qumështin në një tenxhere
Shkrini gjalpin në një tenxhere tjetër dhe shtoni më pas miellin e orizit. Përziejini disa minuta dhe më pas shtoni qumështin e ngrohtë. Lëreni për dy minuta dhe përziejeni vazhdimisht. Shtoni më pas edhe kripën e arrën moskat.
Nëse salca del shumë e trashë, shtojini edhe pak qumësht.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment