Tortë me çokollatë, aromë portokalli dhe pakëz pikante
Shumë ekonomike, me përbërës fare të thjeshtë, kjo tortë aromatike me çokollatë është ëmbëlsira perfekte për mëngjesin e duhur ose për të shoqëruar një filxhan çaj pasdite. Një ëmbëlsirë me shije vërtet të veçantë falë lëkurës së portokallit dhe piperit të kuq.
Përbërësit:
200 gr çokollatë e zezë
200 gr miell 00
100 gram sheqer
50 gr vaj misri
2 vezë
1 gotë qumësht
½ bustine maja për ëmbëlsirat
1 lugë gjelle lëkurë portokalli e grirë
Pak piper i kuq pluhur
Përgatitja:
Shkrini çokollatën në mikrovalë në një tas të madh ku mund të shtoni më pas edhe përbërësit e tjerë.
Shtoni vajin, më pas sheqerin, vezët, lëkurën e portokallit dhe pak piper të kqu pluhur sipas shijes. Përzieni mirë çdo përbërës para se të shtoni atë të radhës.
Shtoni miellin pak nga pak dhe me ndihmën e qumështit formoni një brumë të butë dhe fluid.
Ndizni furrën në 190 gradë
Shtoni majanë me anë të një site të vogël.
Vendoseni brumin në një tepsi të lyer me gjalpë dhe vendoseni në furrë. Kontrolloni pjekjen me anë të një kunje dhëmbësh pas gjysmë ore. Kunja duhet të dalë e thatë.
Lëreni tortën të thahet në furrë disa minuta, më pas nxirreni nga forma dhe lëreni të vaket para se ta shërbeni. Mund të shijohet edhe e ftohtë.
Dekorojeni me petale të thata lulesh ose spërkateni me sheqer pluhur.
*Këshilla
Portokalli dhe piperi i japin një shije të gjallë tortës, por mund të bëhet edhe pa këto të dyja.
Nëse përdorni çokollatë me qumësht, reduktojeni sasinë e sheqerit që do të përdorni.
Përdorimi i vajit në vend të gjalpit e bën tortën më të lehtë për ata që duan të ndjekin një dietë të varfër në yndyra. Dhe vaji i misrit është një alternativë e mirë.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment