Mëngjes proteinik për të luftuar inflamacionin dhe për të humbur peshë
Shumica prej nesh zakonisht konsumojnë të njëjtin vakt për mëngjes dhe kështu bëhet një rutinë e mërzitshme. Megjithatë, sot ne do të ofrojmë një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm që do t’ju ndihmojë të zvogëloni inflamacionin dhe të humbni peshën e tepërt. Ai përfshin përbërësit që zakonisht përdorni për ushqimet tuaja, por do të kombinohen ndryshe.
Për më tepër, ky vakt është i mbushur me proteina, do të promovojë humbjen e peshës dhe do të rrisë masën tuaj muskulare. Ai ka dhe përbërës të tjerë që do t’ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.
Avokado me vezë
Përbërësit:
2 vezë
1 avokado
Piper, kripë
½ lugë kafe shafran i Indisë ose piper i kuq (për shije)
Vezët janë ushqime super të shkëlqyera pasi ato përmbajnë 7 gram proteina. Ato promovojnë shëndetin dhe përfshijnë vitaminën D, e cila është e shkëlqyer për shëndetin tuaj të kockave dhe ndihmon në parandalimin e osteoporozës. Vezët janë të pasura me vitaminë A, e cila është shumë e dobishme për shikimin tuaj. Vitamina B12 është përgjegjëse për rregullimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Nga ana tjetër, avokadot janë të pasura në kalium, fibra, vitaminë E, magnez dhe acid folik, të cilat janë jashtëzakonisht të shëndetshme.Ndihmojnë në detoksifikimin e të gjithë trupit dhe për tretjen. Ato gjithashtu janë të mbushura me yndyrna të shëndetshme që kontrollojnë nivelet e kolesterolit dhe mbajnë një ekuilibër të shëndetshëm të prodhimit të hormoneve.
Kombinimi i këtyre ushqimeve bën një mëngjes të shijshëm dhe ushqyes që nxit humbjen e peshës dhe zbut inflamacionin.
Metoda e përgatitjes:
Ju duhet të ngrohni paraprakisht furrën në 200 ° C. Priteni avokado në gjysmë dhe hiqini farat duke krijuar hapësirë për vezët.
Rrihni vezët në një enë dhe ua shtoni avokadove në mesin e tyre. Vendosni gjysmën e avokados në një letër pjekjeje dhe vendoseni në furrë.
Në fund i shtoni erëzat. Lërini për rreth 15 minuta dhe mëngjesi juaj është gati. Shijojeni!
•Përveç gjalpit përbërësit e tjerë i bashkojmë në një tas dhe pastaj i hedhim në një tepsi ku lyejmë pastaj petët një e nga një. •Shtroni petë, hidhni gjalpin dhe mos i shtypni me presion petët. •Pjekja të bëhet...
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Në një blender, bashkoni lulelakrën, vezët, vajin e ullirit dhe kripën. Skuqni petullat në një tigan të nxehtë të lyer me gjalpë të shkrirë. Shërbejeni me salcë kosi👩🏼🍳 View this post on Instagram A post shared...
Lini një koment