Kastravecë në uthull: Një recetë ‘low cost’ dhe e shijshme
Kastravecët në uthull janë një recetë që kanë sukses kudo që t’i përdorni: si në një aperitiv, ashtu edhe në një sallatë, ata u japin pjatave një qasje origjinaliteti. Le të shohim si përgatiten në mënyrë të thjeshtë dhe ‘low cost’ për t’u dhënë më shumë shije pjatave tona.
Përbërësit:
1 kg kastravecë
500 ml uthull vere
Kripë
Piper kokërr
50 gr sheqer
Nëse përdorim kastravecë të mëdhenj
Lani dhe thani kastravecët me një pecetë pambuku.
Pritini në feta, vendosini në një kulluese makaronash dhe mbulojini me kripë.
Vendosni një peshë në kulluesen e makaronave dhe lërini të qëndrojnë gjithë natën.
Të nesërmen shpëlajini kastravecët dhe thajini me kujdes.
Ziejini për 5 minuta më pas në uthull e sheqer.
Vendosini fetat e kastravecit nëpër vazo me piper dhe hidhuni sipër uthullën e zier.
Mbyllini kavanozat dhe lërini të qëndrojnë të paktën një muaj para se t’i përdorni.
Nëse përdorim kastravecë të vegjël
Nëse keni blerë kastravecë të vegjël, lajini me kujdes dhe thajini me një leckë të thatë e të pastër.
I vendosim në një kulluese makaronash, siç janë, pa i prerë dhe i lëmë gjithë natën me një peshë sipër.
Pasi të ketë kaluar kjo kohë, i shpëlajmë me kujdes dhe i thajmë.
I vendosim në vazo të sterilizuara bashkë me kokrrat dhe piperit dhe vendosim uthullën të ziejë.
Më pas hedhim uthullën mbi kastravecë dhe mbyllim kavanozat.
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Lini një koment