Bukë me fara kungulli pa miell, pa gluten, pa sheqer

Kjo bukë përmban një shumëllojshmëri farash të shëndetshme dhe nuk përmban fare miell.

Po, po e lexuat mirë. Prandaj ne pak më sipër e quajtëm të pazakontë. Për ta vërtetuar këtë që sapo thamë duhet patjetër ti hidhni një sy recetës.

Nëse do ta përgatisni, ndani me ne fotot dhe përshtypjet tuaja.

Përbërësit:

  • 150 gram fruta të thata të përziera (arra, bajame, lajthi)
  • 45 gram fara chia
  • 85 gram fara lini
  • 160 gram fiq të thatë
  • 450 gram tul kungulli (pa sheqer)
  • 1 lugë kripë
  • 240 ml qumësht bajameje
  • 60 ml vaj ulliri
  • 170 gram shurup panje
  • 150 gram fara kungulli (të qëruara)
  • 220 gram tërshërë
  • 1 lugë çaji erëza prej kungulli

Përgatitja:

  • Në një tavë ku keni shtruar një letër kuzhinë kombinoni frutat e thata, farat e kungullit dhe i piqni për 10 minuta në temperaturë 180 gradë. Pasi të jenë  gati i kaloni në një tas dhe sipër shtoni farat chia, fiqtë e thatë, farat e linit dhe tërshërën.
  • I përzieni mirë me ndihmën e një spatule kuzhine. Shtoni kripën, erëzat dhe vazhdoni t’i trazoni. I lini pak mënjanë.
  • Merrni një tas tjetër dhe shtoni purenë e kungullit, qumështin, vajin e ullirit dhe shurupin e panjës. I përzieni mirë. Pasi të keni krijuar një masë homogjene, shtoni masën e tasit që e latë mënjanë pak më parë. E përzieni mirë dhe ngadalë.
  • Do të formohet një brumë i trashë. Vendoseni me kujdes në një tavë me formë drejtëkëndore, që në fund të ketë formën e bukës që ju e blini çdo ditë në dyqan.
  • Nivelojeni mirë masën e bukës. E fusni në furrë për tu pjekur në temperaturë 200 gradë Celsius për 1 orë e 20 minuta. Shijojeni!

Lini një koment