Receta më “cool” e majit: Pulë me mjaltë, limon e asparagë

Ideatorët e ‘foodie project’, Gnam Box, Riçardo Casiraghi dhe Stefano Paleari kanë sjellë për Vanity Fair Italia recetën më ‘cool’ për muajin maj. Me protagonistë asparagët, që kanë hyrë tek perimet e preferuara të pranverës vitet e fundit, shpejtësia dhe thjeshtësia janë kriteret kryesore të pjatave të tyre.  “Mbështetemi tek prakticiteti: një darkë e guar në tepsi është zgjedhja perfekte për ata që vijnë të lodhur nga puna dhe nuk duan të humbasin kohë në kuzhinë”.

Përbërësit:

  • 2 copa gjoks pule të prera më katërsh
  • 500 gr asparagë të vegjël
  • 50 gr mjaltë
  • 50 ml lëng limoni
  • 50 gr bajame
  • 1 lugë salcë soje
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 limonë
  • Trumëz
  • Manxuranë
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper

Përgatisni përbërjen e marinimit të pulës duke përzierë mjaltin, lëngun e limonit, salcën e sojës dhe hudhrën e grirë.

Kaloni copat e pulës te marinatura dhe vendosini më pas në një tepsi të lyer me vaj. Mbulojini me feta limon dhe piqini në 200 gradë për 10 minuta.

Spërkatini me bajamet e grira në copa të mëdha dhe piqini edhe për 15 minuta të tjera derisa pula të marrë ngjyrë të artë.

Shërbejeni me pak piper dhe bimë aromatike të freskëta. Mund ta shoqëroni këtë pjatë me oriz.

Lini një koment