Nëse edhe ju, si ne, i prisni kështu avokadot, ndaloni menjëherë
Të gjithë e kemi vënë re se kur lëmë një avokado të ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj ajrit, ajo fillon të bëhet ngjyrë kafe. Kjo ndodh kur një enzimë e quajtur ‘polyphenol oxidase’ dhe një kimikat i quajtur ‘polyphenolos’ hyjnë në një reaksion pas ekspozimit në ajër duke shkaktuar ndryshim të ngjyrës.
Në fakt, nuk ka një mënyrë për ta shmangur këtë, por shefi i famshëm i kuzhinës Nick Stellino ka treguar për RD se thikat metalike, veçanërisht ato që përmbajnë bakër dhe hekur (pra thikat e çelikut), shkaktojnë një nxirje më të shpejtë të avokadove. Dhe kjo vlen edhe për produkte të tjera.
A ka të drejtë Stellino? Me shumë mundësi, po! Disa njerëz i kanë testuar efektet e thikave të metalit në ushqime. Sipas një eksperimenti të bërë nga ‘Cook’s’, u zbulua se përdorimi i thikës plastike kishte një diferencë të madhe për sa i përket sallatës jeshile. U zbulua se thika plastike ishte në gjendje ta ruante sallatën jeshile deri në 24 orë më të freskët.
Një tjetër eksperiment u krye me thikat e qeramikës tek mollët dhe avokadot. Dhe në mënyrë surprizë u zbulua se thikat e qeramikës parandalonin nxirjen enzimatike për një kohë më të gjatë.
Pra, nëse doni t’i ruani avokadot tuaja jeshile, përdorni një mjet prerës plastik për to. Sigurisht tek parandalimi i nxirjes përfshihen edhe faktorë të tjerë si ruajtja në mënyrën e duhur apo mënyra e duhur për t’i prerë ato.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment