Sugjerojmë:

Ju ka mbetur bukë? Mund ta bëni kek si ky

Shpesh na mbetet  bukë në shtëpi dhe gjëja e parë që na vjen në mendje është ta hedhim në plehra. Por nëse edukohemi me riciklimin si një mënyrë për të kursyer, por edhe për të qenë më ekologjikë, ka pa fund mënyra për të ripërdorur produktet që na mbeten në kuzhinë, mes tyre edhe buka. Dhe na besoni që riciklimi do t’ju japë kënaqësi, ashtu siç do t’u japë ky kek që do të përgatitet me bukën e mbetur.

I shijshëm dhe i shëndetshëm, me rrush të thatë, i jep kekut një shije të veçantë që e kthen në një ëmbëlsirë speciale e cila na kujton ato të duarve të mamit.

Përbërësit:

  1. 250 gr bukë e bardhë ose integrale e mbetur
  2. 500 gr qumësht
  3. 125 gr sheqer
  4. 50 gr rrush i thatë i sheqerosur
  5. 50 gr verë marsala ose një lloj tjetër likeri alkoolik (për fëmijët mund të përdorni edhe qumësht)
  6. 12 gr kakao e hidhur
  7. 2 vezë të vogla
  8. Bajame të thërrmuara

 

Përgatitja:

  • E presim bukën në kubikë dhe e lëmë në qumësht për një natë.
  • Në një tas tjetër, vendosim rrushin tek vera marsala dhe e lëmë për gjithë natën.
  • Ditën më pas marrim masën e bukës me qumësht dhe e frulojmë derisa të përftojmë një krem homogjen.
  • Shtojmë sheqerin, kakaon e situr duke i përzier me rrahëse vezësh, vezët dhe rrushin e në fund bajamet e thërrmuara. Hedhim brumin në formën e lyer me gjalpë duke krijuar një shtresë rrreth 2 cm.
  • E pjekim në furrë të ngrohur në 180 gradë për 45 minuta.

*Këshillë: Për ta shijuar më tepër këtë kek, shërbejeni me pak pana të rrahur.

Lini një koment