“Angel cake”, receta amerikane e ëmbëlsirës me të bardha vezësh
‘Angel cake’ është një ëmbëlsirë me origjinë amerikane shumë e njohur, karakteristika kryesore e së cilës është përgatitja vetëm me të bardha vezësh, pa vaj ose gjalpë. Një tortë e butë, e lehtë dhe një ide e mirë për të mos çuar dëm të bardhat e vezëve të mbetura nga përgatitjet e recetave të tjera.
Pjekja e saj duhet bërë në një formë të veçantë që nuk ka nevojë për t’u lyer me gjalpë, në formë cilindri që ruan volumin e ëmbëlsirës. Le të shohim së bashku si përgatitet:
160 gr miell i tipit 2
280 gr sheqer kane natyral
12 të bardha vezësh të mesme
8 gr kremor tartar (përbërje në formë pluhuri për ëmbëlsirat)
Pak kripë
Farat e një shkopi vaniljeje
Lëkura e grirë e një limoni
Përgatitja:
Ndani me kujdes të bardhat nga të verdhat dhe në një enë tjetër sitni miellin, kripën, kremor-tartarin dhe sheqerin për të shmangur kokrrizat.
Rrihni të bardhat me rrahëse vezësh, shtoni pak nga pak kremor-taratin, lëkurën e limonit, farat e vaniljes dhe sheqerin duke i rrahur me rrahës elektrik. Më pas transferoni përbërjen në një tas të madh, shtoni miellin dhe kripën dhe përzieni gjithçka me kujdes, me lëvizje lart-poshtë për të evituar shpërbërjen e masës.
Hidheni masën në formën apostafat pa e lyer me gjalpë: duhet t’i ketë skajet të paktën 10 cm të larta.
Piqeni në furrë të parangrohur në 190 gradë për rreth 35 minuta duke kontrolluar pjekjen me një kunjë dhëmbësh.
Më pas kthejeni tortën përmbys mbi këmbët që ka vetë forma dhe nëse nuk keni një formë të tillë, kthejeni mbi një skarë dhe lëreni të ftohet.
Më pas, me ndihmën e një thike ose spatule të mprehtë, nxirreni nga forma, vendoseni ëmbëlsirën mbi pjatancë dhe dekorojeni me fruta të freskëta sezonale ose mbusheni me krem pastiçerie ose çokollatë.
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Lini një koment