Tortë kapreze ‘Mon amour’

Tortë kapreze ‘Mon amour’

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Në vitin 1920 një kuzhinier në ishullin e Caprit harroi t’i shtonte miell përgatitjes së tij të tortës me çokollatë. Rezultati ishte ai që sot definohet si torta kapreze, ose ëmbëlsira tipike e këtij ishulli me bazë çokollate të zezë dhe bajme. Ja receta e thjeshtë për ta përgatitur në shtëpi dhe për t’u ndier në ishull.

Ingredientët

  • 150 gram bajame
  • 150 gram çokollatë fondente
  • 100 gram sheqer
  • 125 gram gjalpë
  • 3 vezë

Udhëzimet

1

Piqni bajamet në furrë për dia minuta, lërini të ftohen dhe grijini në mikser. Shkrini çokollatën dhe gjalpin në banjëmari derisa të merrni një krem homogjen.

2

Në një tas, rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin dhe lërini të bardhat mënjanë. Bashkoni bajamet me kremin e çokollatës dhe shtojini tek vezët e rrahura me shqerin. Më pas shtoni të bardhat e vezëve të cilat i keni rrahur.

3

Hidheni përbërjen në një tepsi në të cilën keni shtruar letër furre dhe piqeni në 180 gradë për 35 minuta. Kur të jetë ftohur pak, dekorojeni me sheqer pluhur.

Lini një koment