Kjo do të jetë sallata juaj e preferuar e verës

E freskët dhe e shëndetshme, sallata është një pjatë shoqëruese perfekte për t’u konsumuar krudo dhe për të shoqëruar çdo lloj pjate të dytë. Kjo sallatë me rrepa do të jetë e preferuara juaj këtë verë jo vetëm për kombinimin e shijeve, por edhe thjeshtësinë e përgatitjes. Ajo bashkon në mënyrë perfekte ëmbëlsinë e pjeprit me notat pikante të rrepave të kuqe.

  • Një degë me rrepa të kuqe
  • 200 gr sallatë radikio ose miks sallatash
  • 1 pjepër
  • Uthull e bardhë
  • Piper jeshil në ujë me kripë (shitet i konservuar)
  • Kripë

Përgatitja:

  1. Lani mirë rrepat e kuqe dhe pritini në feta të holla. Merrni një pjepër të pjekur, ndajeni përgjysmë, hiqini farat, qërojeni dhe pritjani tulin në kubikë.
  2. Përgatisni emulsionin. Në një tas shtoni një lugë uthull të bardhë, 3 lugë vaj ulliri, kripë dhe përziejini me kujdes, me një pirun shtypni lehtësisht kokrrat e piperit jeshil dhe shtojuni emulsionin duke i përzier mirë.
  3. Merrni një tas të madh, shtoni miksin e sallatave, shtoni pjeprin dhe bashkojini me emulsionin. Përziejini me kujdes, lëreni sallatën për disa minuta dhe shërbejeni.

Lini një koment